

Transferimi i Ernest Muçit te Legia e Varshavës ka siguruar disa qindra mijëra euro të tjera për arkat e klubit të Tiranës. Sulmuesi sot ka finalizuar transferimin e tij në radhët e polakëve, ku ai pritet që të integrohet pak nga pak në elitën e futbollit të këtij vendi.
Lojtari do të jetë i lidhur me Legian për me një marrëveshje prej katër vitesh e gjysmë, duke synuar të bëhet një emër i njohur në Europë. Shpresë të cilën e ka edhe Tirana, e cila si fillim ka siguruar 500 mijë euro nga transferimi i tij, me 150 mijë euro të tjera që mund të mbërrijnë në klub nëpërmjet bonuseve që kanë lidhje me paraqitjet e futbollistit. Këto pagesa pritet të mbyllen deri në fund të këtij viti, pasi akordi është nënshkruar që ato të kryhen me tre këste të ndryshme.
Por në kontratën e transferimit është vendosur edhe një klauzolë pagese “afatgjatë”. Tirana ka arritur të sigurojë edhe 10% të vlerës së kartonit të lojtarit për shitjen e radhës. Kështu, nëse Muçi do të arrijë të shkëlqejë te Legia Varshava dhe të sigurojë një transferim në një klub të madh në Europë, Tirana të siguronte përfitime të tjera të mëdha nga ai. Ndaj tani në klubin bardhbelu, përveçse falënderojnë lojtarin për të ardhurat që u siguroi, shpresojnë që shkëlqimi i tij të vazhdojë të rritet, jo vetëm për të promovuar akademinë e kryeqytetasve kudo që të shkojë, por edhe sepse në këtë mënyrë do të siguronin të ardhura të tjera të rëndësishme nga ai. /vipsport.al/
more recommended stories
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Nota e mbrojtësit/ Atalanta nuk ia doli ndaj Realit, por Gjimshiti tregoi sërish kualitetet
Atalanta, disi edhe e pafat në.
Leave a Comment