Trajneri i Aberdin për Kamberin: Mund vetëm të përmirësohet, arritje që luajti 90 minuta të plota

Florian Kamberi është rikthyer në Skoci, teksa tashmë përfaqëson klubin e Aberdin. Sulmuesi edhe pse ende nuk e ka gjetur golin e parë, sërish ia ka dalë të bëjë për vete trajnerit e skuadrës, Derek Mekines.

Ky i fundit është shfaqur i kënaqur për faktin se Kamberi ia ka dalë të luajë për 90 minuta të plota në ndeshjen e fundit duke qenë se nuk ka qenë në formë pasi në Zvicër ku ishte më parë, nuk kishte minuta në këmbë. Kështu, trajneri ka besimin se shqiptari vetëm mund të përmirësohet.

“Kamberi duke luajtur sërish për 90 minuta është diçka e mrekullueshme. Kohët e fundit ai nuk kishte luajtur shumë ndeshje dhe ne e dinim që me tre ndeshje në javë, kishte një lloj rrisku. Kështu, ai nuk ka bërë shumë stërvitje, thjesht ka pushuar mes ndeshjeve.

Shpresoj që këtë javë të ketë më shumë mundësi për stërvitje, më shumë kohë për pushim dhe në këtë formë ai vetëm mund të përmirësohet”, u shpreh Mekines. /VipSport.al/