“Trajner nga Shqipëria”, Munishi kërkon që ky term të mos përdoret në Kosovë: Jemi të gjithë shqiptarë

Vitet e fundit, numri i lojtarëve apo trajnerëve që shkojnë të vazhdojnë karrierën në Kosovë, është rritur ndjeshëm. Aktualisht, përveç disa futbollistëve në IPKO Superligën e Kosovës janë edhe dy trajnerët, Klodian Duro, Bledi Shkëmbi e Bledar Devolli. Shpesh në Kosovë, trajnerëve iu referohen si “trajnerët nga Shqipëria”, teksa këtë term ka vendosur ta kontestojë ish-tekniku i Ballkanit, Ismet Munishi. Ky i fundit, thekson se trajner nga Shqipëria janë të gjithë.

Reagimi i Munishit:

“Termi treneret nga Shqiperia vjen nga disa individ të cilët prej ambicies personale demtojnë shumqka. Trener nga Shqiperia jemi të gjithë nëse nuk e keni dit , sepse të gjithë jemi Shqipëtar dhe askush nuk na ndalon të punojmë më shumë e të bëhemi trener të mirë nga Shqipëria” ka shkruar Munishi.

Zgjedhja e trajnerit është individuale dhe i perket klubit ose Presidentit . Mund të jet nga India,  Maqedonia Veriore , Zvicra apo Shqiperia . Ai trener ka emer dhe mbiemer karier personalitet etj. Personalisht po me pengon termi treneret nga Shqiperia , duhet të jet termi filan treneri. Per  Sulmet që po marin koleget e mi nga një pjesë  e Shqipërisë duhet të reagoj edhe shoqata e trajnerve . Termi treneret nga Shqiperia vjen nga disa individ të cilët prej ambicies personale demtojnë shumqka. Trener nga Shqiperia jemi të gjithë nëse nuk e keni dit , sepse të gjithë jemi Shqipëtar dhe askush nuk na ndalon të punojmë më shumë e të bëhemi trener të mirë nga Shqipëria .

Stop termit trener nga Shqipëria

,, treneri ka emer,,”.