

Milan u mposht në derbi ndaj Interit me rezultatin 0-3, duke marrë një goditje të fortë në garën për titullin kampion. Megjithatë, disfata u duk edhe më e rëndë në momentin që Zllatan Ibrahimoviç u largua nga fusha në pjesën e dytë për shkak të se ndjeu një shqetësim në pulpë.
Për suedezi pati ankth, pasi një tërheqje muskulore do ta linte jashtë fushave për disa javë, megjithatë së fundmi stafi mjekësor i Milanit ka risjellë qetësinë për trajnerin Stefano Pioli.
Kështu, stafi mjekësor i kuqezinjve ka sqaruar se bëhet fjalë vetëm për një ngarkesë, por që nuk sjell shqetësime dhe që lojtari pritet të jetë rregullisht në fushë për ndeshjen e ardhshme në kampionat ndaj Romës, ndërkohë që Ibra mund të pushojë në sfidën e Europa League ndaj Cërvena Zvezda. /VipSport.al/
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
De Rosi tregon situatën me COVID-19: Mjekët thanë se po të mos vija…
Daniele De Rosi, ish-futbollisti i Romës.
VIDEO / Milanin e lë në baltë Ibrahimoviç, por në fund merr tre pikët
Milani ka marrë tre pikë shumë.
VIDEO / Lidsi i Bielsës mund me 10 lojtarë Sitin. Liverpuli më në fund fiton në shtëpi
Lidsi i Marcelo Bielsës ka bërë.
Leave a Comment