

Java e 21 e Kategorisë Superiore do të nisë me ndeshjen mes Teutës dhe Kukësit, në Niko Dovana në orën 16:00. Durrsakët e trajnerit Edi Martini vijnë pas tre fitoreve radhazi dhe më shumë se kurrë janë në garë për titullin, teksa diferenca me kryesuesit e Vllaznisë është pesë pikë.
Kështu, ndalesat preferohen të shmangen që ky kontakt të qëndrojë në këto kuota, apo të zvogëlohet. Sakaq, Kukësi është disi larg kreut me ekipin verilindor që renditet në vendin e pestë, shtatë pikë larg Djemve të Detit. Ekipi i trajnerit Mirel Josa kërkon të reagojë pas humbjes së findut me Partizanin, kjo edhe për të qenë më pranë objektivit të kampionatit për të qenë pjesë e Kupave të Europës.
Ndërkaq, Kukësi mund të ketë edhe një mungesë të rëndësishme në këtë ndeshje siç është ajo e Agim Ibrahimit që do të ndikonte shumë duke njohur rëndësinë që ka pasur sulmuesi në organikë. /VipSport.al/
Ndeshja:
16:00 Teuta-Kukësi
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Eze: Nëse më thërret Shqipëria do luaja me shumë kënaqësi. Dua një kampionat më të fortë
Patrik Eze do të luajë më.
VIDEO / Supergol për Frederik Veselin, kthen ekipin në betejën direkte për Serinë A
Frederik Veseli është bërë protagonist në.
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Leave a Comment