Suksesi me Tiranën nuk do harrohet lehtë, Egbo shpallet “Trajneri i vitit” në Nigeri

Titulli kampion në 100-vjetor ka vendosur padyshim emrin e Emanuel Egbo në istorinë e klubit bardheblu. Por ai vendosi emrin e tij me germa të arta edhe në futbollin nigerian, për të cilin ai u bë rekordmeni i ri në disa kategori të rëndësishme.

Egbo ishte trajneri i parë afrikan që fitoi një kampionat në Europë, ndërsa u bë njëkohësisht edhe trajneri i parë i këtij kontinenti që drejtoi në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës, me paraqitje në këto turne që u vlerësuan nga të gjithë. Egbo nuk arriti që t’i afrohej ëndrrës së tij për të drejtuar në fazën në grupe të një prej këtyre turneve, pasi Tirana nuk e zgjati shumë qëndrimin e tij, duke e larguar që në momentin e pare kur munguan rezultatet, vendim i cili po peshon edhe sot e kësaj dite në klubin bardheblu që u është kthyer problemeve të zakonshme e është jashtë çdo objektivi të mundshëm.

Mbrëmë, Egbo ka marrë vlerësime të jashëtzakonshme në vendlindjen e tij pasi është shpallur “Trajneri i vitit” në Nigeri. Në edicionin 2020 të çmimeve “The Ballers Aëards”, ai u shpall fituesi për kategorinë e trajnerëve, për arritjet e tij në drejtimin e bardhebluve. Tani të gjithë presin me kuriozitet të shohin të ardhmen e Egbo, i cili që nga largimi prej Tiranës, nuk ka gjetur ende sistemim në futbollin shqiptar apo jashtë tij, teksa nuk ka fshehur dëshirën që në të ardhmen të punojë në stafin e përfaqësueses së Nigerisë. /vipsport.al/