

Situata e Thomas Strakoshës te Lacio është kthyer në një temë qendrore në mediat italiane gjatë kohëve të fundit. Lojtari fillimisht u akuzua se kishte pasur një shpërthim publik në dhomat e zhveshjeve me trajnerin Inzagi pasi ishte lënë jashtë formacionit e menjëherë më pas u publikua një intevistë ku ai shprehte pëlqimin etij për Borusia Dortmund.
Ngjarje që komplikojnë më shumë situatën e portierit i cili për momentin ka bllokuar edhe negociatat për rinovimin e kontratës. Por sipas babait të tij, Foto Strakosha, asgjë nuk është e vërtetë sa i përket situatës me Lacion, siç e ka shpjeguar në “SuperSport”..
Larg fushave – “Po të më lejoni, dua të bëj një korrigjim të vogël. Thomasi ka shumë kohë që nuk është në pankinë për arsye dëmtimi. Mua më intereson të kthehet shëndoshë e mirë në pankinë, sa për aktivizimin, vendos trajneri. Besoj se javën e ardhshme do të vazhdojë stërvitjen me ekipin. Po stërvitet individualisht, por them se do të bashkohet me ekipin”.
Fraza për Borusia Dortmund – “Më bëhet qejfi që e hapët si temë, ndoshta është keqkuptuar intervista e tij. Ishte në Gjermani për fizioterapi dhe e morën në intervistë. Në intervistë ka respektuar ekipin e Lazios, ku ka shkuar që 17 vjeç, e përmendi dhe tha që Lazio është shtëpia e dytë. Pyetja ka qenë: kur të përfundojë kontrata dhe nëse te jepet mundësia të luash në Gjermani, a do të të pëlqente t’i bashkoheshe Dortmundit? Përgjigjja ka qenë e sinqertë: jam i lumtur te Lacio, por kush nuk do të donte të luantë me Dortmundin?!”
Situata me Lacion – “Jam krenar për Thomasin, është përpjekur shumë kaq vite te Lacio. Respekti dhe dëshira është reciproke. Shumë thashetheme dhe shumë fjalë mund të dëgjosh, janë bërë shumë portale. Gjithsesi, dua t’ju bëj me dije se për asnjë moment Tomi nuk ka patur konflikte me stafin apo lojtarët, sikurse shkruhet nëpër disa sajte. Me deklaratën që nxori Lacio, u kuptua qartë se respekti dhe mënyra e të sjellurit si profesionistë ka qenë nga të dyja palët. Nuk ka shanse të ketë konflikte ndaj një trajneri me të cilin ka punuar prej kohësh”, tha Foto Strakosha duke treguar kështu situatën që po përjeton portiere I përfaqësues shqiptare. /vipsport.al/
more recommended stories
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Nota e mbrojtësit/ Atalanta nuk ia doli ndaj Realit, por Gjimshiti tregoi sërish kualitetet
Atalanta, disi edhe e pafat në.
tomas ti je me i mire se plaku reina ;;; mos u mposhtni para presionit te inzagit qe eshte nej rracist ;;; ne fillim tha do te bejen ritacion pastaj e futi plakun megjthese beri gabime kunder belgeve ;; dhe ishin duke u eliminuar akize te plakut ;;reina ;; kurre seshte me i mire se strakosa kurre mos u peruln nga nje debile si inzagi ;;; gjeni nje ekip tjeter nderroni menagerin dhe do t fitojen e shume se me lazion ;;bonne chance ;;;marrseilla ka nevoje per nje portier te mire si tomasi merci ;; edhe braziliani i liverpulit beri shume gabime por klopi nuk e len jashte me preteksa si inzagi ;;; e enkurajon brazilianin ndersa ndyresira nzagi e dekurajoi tomasin dhe ben njesoj edhe me muriqin