

Skënderbeu mori një pikë me Vllazninë, në një ndeshje që kishte koefiçient vështirësie të lartë, ndërsa trajneri Migen Memelli ka besim se skuadra do të bëj më të mirën në transfertën e radhës në Ballsh.
Të shtunën, në “Adush Muça” luhet një ndeshje delikate, mes vendasve dhe korçarëve. Trajneri Migen Memelli do ta ketë skuadrën më të plotë, e madje rikthehet Melos Bajrami që u ndëshkua me karton të kuq në Durrës, dy javë më parë, e po ashtu edhe Arinaldo Rrapaj, që ka qenë i pezulluar nga kryepankina korçare.
Ndërkohë që ende nuk dihet situata e portierit të dytë Kostandino Dranolli, nëse Memelli do e rikthejë në ekip dhe ta fali, apo “gardiani” 22-vjeçar nuk do të jetë në ndeshjen ndaj ish-skuadrës me të cilën ka luajtur për katër sezone.
Megjithatë, me huazimin nga Shkëndia të Rexhepit, duket se korçarët e kanë zgjidhur edhe çështjen e portës,m aq më tepër që Dajsinani ka bërë një paraqitje mjaft të mirë këtë sezon, duke qenë se ka edhe më shumë eksperiencë…
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.
Leave a Comment