

Ditën e sotme është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Një short që ka prodhuar përballje të forta mes skuadrave që konsiderohen si favorite për t’i shkuar deri në fund kompeticionit. Kështu, kampionët në fuqi të Teutës do të përballen me Kukësin.
Durrsakët po luftojnë edhe për kampionatin, ndërsa nga ana tjetër, për verilindorët Kupa mund të jetë shpëtimi i sezonit pasi në kampionat janë larg kryesuesve. Sakaq, dy pretendentë për triumfin final në kampionat si Laçi dhe Partizani, janë shortuar edhe në Kupë, teksa një prej skuadrave duhet të largohet nga gara për njërin nga trofetë.
Ndërkohë, një short i lehtë në letër ishte për Vllazninë. Kryesuesit e Superiores do të përballen me Korabin që vjen nga Kategoria e Parë, mirëpo dibranët kanë treguar se dijnë të bëjnë surprizë duke qenë se ata eliminuan edhe Tiranën.
Në fund, Dinamo do të përballet me Skënderbeun, teksa kryeqytetasit kanë shansin për të shkuar në gjysmëfinale, teksa korçarët janë të përqëndruar t’i shpëtojnë rënies nga kategoria. Kujtojmë se takimet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë janë me vetëm një ndeshje dhe nuk do të luhen me sistemin vajtje-ardhje. Data kur ekipet do të zbresin në fushë, është 17 marsi. /VipSport.al/
ÇIFTET ÇEREKFINALISTE TË KUPËS SË SHQIPËRISË:
LAÇI-PARTIZANI
VLLAZNIA-KORABI
TEUTA-KUKËSI
DINAMO-SKËNDERBEU
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.
Short i bukur deridiku.Dy cifte mund te bejne pazare per kampionatin,ndersa dy te tjerat nuk i nxjerr hesapi askund!?