

Është hedhur ditën e sotme shorti i Europa League për fazën e 1/8-tave të këtij kompeticioni. Pa dyshim, çifti më spektakolar i këtij shorti është sfida mes Mançester Junajtid dhe Milan,, një ndeshje që sjell nostalgji kur të dyja ekipet sfidoheshin në nivelet me të larta. Të dyja skuadrat kanë synimin për të shkuar deri në fund të turneut, megjithatë njëra nga të dyja do të detyrohet t’i japë lamtumirën garës.
Sakaq, Roma e Marash Kumbullës është shortuar me Shaktar Donjesk. Ukrainasit janë një rival i kalueshëm për italianët, të cilët ia dolën të shmangnin rivalë shumë të fortë në letër. Ndërkohë, Arsenal ka një takim delikat me Olipmiakos, teksa grekët ishin ata që i kanë eliminuar në sezonin e kaluar nga Europa League.
Ndërkaq, një sfidë e kalueshme është edhe për Totenhemin e Hoze Murinjos që gjen përballë Dinamo Zagreb, ndërsa Granada që e ka nisur rrugëtimin e saj në këtë kompeticion nga sfida e Niko Dovanës me Teutën, tashmë do të sfidojë Molden, duke pasur mundësinë për të vazhduar edhe më gjatë aventurën e saj europiane. /VipSport.al/
Shorti Live:
Ajaks-Jang Bojs
Dinamo Kiev-Vijareal
Roma-Shaktar Donjesk
Olimpiakos-Arsenal
Dinamo Zagreb-Totenhem
Mançester Junajtid-Milan
Sllavia Pragë-Rejnxhërs
Granada-Molde
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
De Rosi tregon situatën me COVID-19: Mjekët thanë se po të mos vija…
Daniele De Rosi, ish-futbollisti i Romës.
VIDEO / Milanin e lë në baltë Ibrahimoviç, por në fund merr tre pikët
Milani ka marrë tre pikë shumë.
VIDEO / Lidsi i Bielsës mund me 10 lojtarë Sitin. Liverpuli më në fund fiton në shtëpi
Lidsi i Marcelo Bielsës ka bërë.
Leave a Comment