Sherri në fund të ndeshjes, pezullohet dy javë trajneri i Drenicës, Devolli

Në fund të sfidës, Drenica-Besa në Ipko Superligën e Kosovës pati edhe një sherr që degradoi me përfshirjen e skuadarve dhe stafeve. Komisioni i Disiplinës në Federatën e Futbollit të Kosovës ka pezulluar për dy ndeshje trajnerin e Drenicës, Bledar Devolli.

Tekniku gjirokastrit pretendohet se ka ofenduar dhe ka tentuar të godasë njërin prej futbollistëve të Besës në ndeshjen e 20 shkurtit Drenica-Besa. Është ndëshkuar edhe ndihmësi i Devollit, Skënder Mustaf me tri javë.

Ndërsa, vetë Devolli e ka mohuar pas ndeshjes të ketë pasur një reagim të tillë nga ana e tij, e megjithatë disiplinori duket se ka vendosur tashmë, me trajnerin që në dy ndeshjet e radhës do të duhet që t’i shoh nga tribuna…

/Vipsport.al/