Shehi: Fitore e madhe, kjo kthesë i bën mirë Tiranës dhe kampionatit

Rikthimi i Orges Shehit pas problemeve shëndetësore, duket se ka sjellë optimizëm në kampin bardheblu. Tirana ka marrë një fitore të madhe në Shkodër, ku ndoshta nuk mendohej para ndeshjes me ecurinë që kanë pasur së fundmi 25-herë kampionët. Trajneri Orges Shehi, në “Gol pas Goli” në “Supersport” ka pohuar: “Mendoj se kemi bërë një paraqitje të mirë, skuadra u paraqit mirë. Skuadar e ka treguar, u kam thënë pas ndeshjes, a e kuptoni se kush jeni, kemi kualitet, thjesht duhet të vëmë në puën disa ingranazhe. Mendoj se e kemi mertituar fitoren. Kemi pasur një javë shumë të vështirë për shkak të mungesave, u largua Muçi, Danso është jashtë loje. Ishte javë e ngarkuar, Ishte kundërshtar shumë i fortë, ndaj merr shumë vlerë kjo fitore dhe të jetë pikë-nisje në vazhdim se duhet se ka shumë ndeshje e pikë në lojë”, – tha Shehi fillimisht.

“Edhe me Kukësin ka qenë ndeshje e mirë, për shkak të terrenit nuk u shafqëm mirë. Vinim pas Teutës, ku nuk ishim vetvetja, asnjë individ nuk ishte. Moduli edhe për shkak të mungesave. Falënderoj Kristin që vjen pas një periudhe të gjatë e u fut në lojë, menduam të futemi me 3 në qendër. Mbajtëm 2 në vijën e parë, dhe skuada u shfaq si u përgatitëm, mendoj se kështu do të jetë edhe në vijim ky modul”.

“E thashë edhe më parë se mund të luajmë edhe në ndeshje të tjera nëse shkon mirë, Ndoshta kjo mënyrë loje i jep hapësirë Seferit për të sulmuar. Pavarësisht se humbi raste, mendoj se ishet lojtari më i mirë i ndeshjes”.

“Gara ëhstë shumë e fortë për faktin se kundërshtarët janë solid, ka diferencë pikësh, por duke pasur pikë në shumë, do të bëjmë maksimumin për t’u kthyer aty ku ishsim vetvetja, duhet të dalim nga gara me mendimin që dhamë gjithçka, në fund renditja do të flasë vetë. Mendoj se është garë e fortë për titull, pam edhe Teutën me Kukësin. Pas ndeshjes nuk merrem me telefon, se kur humb nuk i bie në mend njeriu. Sigurisht që rivalët që janë poshtë mund të jenë kënaqur. Por ne kemi hallin tonë, donim pikët tona për të qenë lart, do të shohim punën tonë e jo komplimentet.”

“Kam provuar shumë module e njerëz dhe deri pardje ishte për të luajtur Varienien, por duke parë që disa gjëra nuk shkonin, mendova të ndryshojë. Është profesionist dhe e kuoptoi. Është nga gjendja fizike, mendoj se një lojtar si ai, nëse nuk është në maksimum, nuk është mirë. Por është afër, në ndeshjen tjetrër mund ta filloj me të”,-tha trajneri i Tiranës, Orges Shehi pas ndeshjes në Shkodër.

/Vipsport.al/