Shehi bashkohet me Tiranën në stërvitje, synohet kthsa në ndeshjen delikate me kryesuesit

Orges Shehi është rikthyer në stërvitje me Tiranën. Trajneri bardheblu mungonte prej disa ditësh për shkak se kishte temperarturë dhe u vetkarantinua duke shmangur kontaktete. Pasi qëndroi dy javë, ai është rikthyer me skuadrën dhe ka nisur nga puna ditën e sotme.

Në prag të sfidës me Vllazninë, ai është bashkuar me skuadrën dhe tashmë po motivon skuadrën e tij që të bëj kthesën në kampionat, duke qenë se krahas zonës së titullit është larguar shumë edhe nga Europa.

Nën drejtimin e Orges Shehit, skuadra e Tiranës do të synojë kthesën në Shkodër, ndonëse është një ndeshje mjafy delikate.

E.S./Vipsport.al/