Seferi: Luajtëm fortë dhe e merituam, të ardhmen do e diskutojmë në fund të kampionatit

Taulant Seferi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në për Tiranën në ditën e sotme kur bardheblutë mposhtën në transfertë 1-2, Vllazninë. Sulmuesi i kombëtares ia doli të dhuronte një asist, ndërsa fati nuk e deshi të gjente rrugën e rrjetës. Pas sfidës, për Supersport, Seferi thekson se ekipi luajti fort dhe e meritoi fitoren ndërsa shtoi se të ardhmen e tij do ta diskutojë pas përfundimit të kampionatit.

“Më rëndësi ka rezultati, fitorja jonë se kemi patur një kundërshtar shumë të fortë, jo rastësisht janë në vendin e parë. Me të vërtetë kemi luajtur fort dhe me meritë e morëm këtë fitore.

Rasti i humbur- “Nuk e besoja, por më kërceu topi dhe e gjuajta me kavilje e më shkoi lart, isha i qartë se nga do e çoja, por për fat të keq iku topi e më shkoi shumë lart.

Të ardhmen nuk e di, do ta shohim në fund se çafrë ndodh, jam i përqëndruar për ndeshjet, shpresoj të ecë mirë. Pastaj do të diskutojmë, kur të mbarojë kampionati do të shkoj në Zvicër e pastaj do të shohim çfarë do të ndodhë për të ardhmen.

Unë jam lojtar që kërkoj shumë hapësira. Mund të luaj edhe si 10, por më pëlqen më mirë 9. Sot kisha raste për të shënuar e nuk e desh fati, dhashë asist. Pozicioni i preferuar ëhstë si një 9”, u shpreh Seferi. /VipSport.al/