

Armando Sadiku e ka mbyllur me gol pjesëmarrjen e tij me Bolivar në një turne parapërgatitor për sezonin e ri që skuadra ka zhviiluar në Brazil. Prej dy javësh, ekipi i Bolivar gjendej në Brazil ku u ndesh edhe me Kruzeiron si pjesë e përgatitjeve para kthimit në garat zyrtare kombëtare e ndërkombëtare.
Dje, ishte ndeshja e fundit, e luajtur kundër skuadrës së kategorisë së dytë braziliane, Amerika MG, ndeshje e cila u mbyll me barazimin 1-1 dhe ku për skuadrën e Bolivar gjeti rrugën e rrjetës edhe Sadiku, i cili duket se pak nga pak ka filluar të ambientohet me klimën dhe me futbollin në Amerikën e Jugut.
Tashmë atë e presin sfida më të vështira, jo vetëm sepse do të nisë kampionati në Bolivi, por sidomos pjesëmarrja në fazën e dytë të Kupës Libertadores ku do të përballet me uruguaianët e Montevideo Uanderers. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Eze: Nëse më thërret Shqipëria do luaja me shumë kënaqësi. Dua një kampionat më të fortë
Patrik Eze do të luajë më.
VIDEO / Supergol për Frederik Veselin, kthen ekipin në betejën direkte për Serinë A
Frederik Veseli është bërë protagonist në.
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Leave a Comment