Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Reali në hall, në Champions me lojtarë që kanë shënuar 23 gola në gjithë sezonin

Zinedin Zidan duhet të bëjë një tjetër mrekulli në Ligën e Kampioneve nëse nuk dëshiron që t’i japë përsëri lamtumirën para kohe turneut të cilin e fitoi për tre vite radhazi në eksperiencën e tij të parë në pankinën e madrilenëve.

Ekipi udhëton për ndeshjen ndaj Atalantës në Bergamo i reduktuar në maksimum për shkak të dëmtimeve, aq sa këtë herë ka vetëm 12 lojtarë nga ekipi i parë me vete. E shumë më pak nga ata që kanë qenë vendimtarë duke shënuar gola në portat kundërshtare.

Kështu, për shkak të mungesave, “golashënuesi” i skuadrës në ndeshjen ndaj Atalantës është Kasemiro, i cili ka tundur vetëm 6 herë rrjetën në këtë edicion. Pas tij janë Modriç e Vinicius, me nga 3 gola secili. “Kjo është ajo që kemi në dispozicon dhe me këta do të përgatitim sa më mirë ndeshjen”, tha Zidan, i dorëzuar para faktit se nuk do të ketë në dispozicion njerëzit-gol të ekipit.

Kështu, në Spanjë parshikojnë që Reali si rrallëherë të “parkojë autobusin” pasi nuk ka alternativa të tjera dhe do të jetë në pankinë me lojtarë të cilët vijnë nga ekipi i dytë dhe akademia, një ndeshje ku objektivi do të jetë të rezistojnë ndaj sulmeve të Atalantës, që të tentojë kualifikimin në ndeshjen e kthimit në Spanjë. Me 23 gola në dispozicion përfshirë edhe ato të shënuar nga lojtarët e akademisë që ka marrë me vete, Zidan nuk ka shumë opsione të tjera. /vipsport.al/