Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Rama: Ky Partizan më kujton ndjesinë e atij të titullit. Ekipi ka filluar të kuptojë potencialin që ka

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, e ka cilësuar një fitore të rëndësishme atë ndaj Kukësit, sidomos për shkak të ngjarjes që ndodhi në fund të ndeshjes. Në “Rubrika Sportive”, ai tregoi se gjesti ishte shembull i qartë se çfarë përfaqësonte Partizani.  

”Të them të drejtën kur zbrita në dhomat e zhveshjes, u thashë lojtarëve që ka vlerën e katër pikëve, ose 3 plus një, se nuk ishte vetëm në fushën e lojës, por edhe se Partizani është klub i madh, respekton kundërshtarët, bukurinë e futbollit. Të gjithë e keni parë gjestin në fund. Jam i surprizuar nga disa komente jo dashamirëse që kam dëgjuar. Të them të drejtën prisja përgëzime në raport me atë që ndodhi, duke lejuar Kukësin të shënonte gol, duke përfituar në një moment dobësie të kundërshtarit. Murataj bëri detyrën, përfitoi në atë fraksion sekonde e pastaj me gjakftohtësinë e duhur, stafi mori vendim kolegjial që Kukësi të shënonte, që të mos kishte dyshim që Partizani do të pretendonte të fitonte në mënyrë të pandershme. Është fitore morali, fitore e një ekipi që po fillon të bëhet i vetëdijshëm për forcën e vet në fushë.

Vendimi është marrë nga stafi teknik në fushë, kanë pasur një minutë më tepër se sekonda e Muratajt, që duhej të vendoste çfarë të bënte me topin. Një lojtar që është në transin agonistik që të bëjë maksimumin dhe ka marrë maksimumin duke bërë detyrën. Stafi ka eksperiencë dhe ka vendosur bashkërisht për të bërë këtë e për të treguar që Partizani respekton në radhë të parë futbollin e vetveten, që të mos kontestohet. E përshëndes si drejtor, ndoshta ka tifozxë që në atë moment e kanë cilësuar jo të duhur, se duan të fitojnë 4 apo 5-0. Por në si Partizan duam që sporti të bashkojë, edukojë, të japë shembull. Përgëzoj stafin për vendimin që mori dhe lojtarët. Ne do të shkojmë të stërvitemi, do të shtërngojmë duart me lojtarët e Kukësit, është normale dhe e kemi treguar.

Gjëra si këto në futboll janë të pakta, mendoj se shkojnë përtej sportit dhe është pak a shumë i gjithë motivi i lojës, mesazh që duhet dhënë. Mesazhi është që duhet respekt.

Motivimi është rastësi, ndoshta aroma e ndeshjeve të rëndësishme, do të doja që ekipi të përqendrohej gjithmonë si në derbi apo me Kukësin. Kemi vite që kemi duele të forta sportive me Kukësin. Kjo si ndeshje mbase i motivon lojtarët, tani mund të kemi më shumë arsye se kemi më shumë lojtarë të Shkëndijës në të dy kampet dhe ka më shumë aromë derbi, Më ka pëlqyer forma e ekipit, si shprehet. I kemi merituar fitoret.  I kemi merituar. Do të doja që i njëjti diskutim të bëhej edhe për ndeshjet si ndaj Bylisit e Apolonisë. Kjo ka qenë një nga mangësitë, pasi ku dukeshin pikët e plota i kemi lënë. Kukësi ka cilësi në përbërje, ardhja e Josës në stol ka dhënë një impakt, ka pasur gjitnmonë lojë. E filluam ndeshjen mirë, por një ekip nuk mund të mbajë gjithmonë ritmin. Duke parë ndeshjen nga tribuna, në pjesën më ta madhe kishim lojën në kontroll dhe i jepnim ritmin që dëshironim. Lojtarët u teguan të kujdesshëm si në pjesën e parë, edhe në të dytën. Pastaj kur është rezultati 1-0, detyrimisht ekipi kundërshtar kërkon dhe ne u tregam të kujdesshëm për të mbrojtur rezultatin e kapur në befasi si ndodhi në rastin e golit të dytë.

Kemi filluar në gusht punë e pastaj kur u vendos drejtësia e u hap merkato përfituam të sjellim cilësi në ekip. Rritja e konkurrencës ndihmon shumë edhe ata që nuk kanë pasur mundësi, kanë kontribuar çdo ditë në këtë rritje, do të vijë koha edhe e tyre. Hasani është vlerë e shtuar dhe ndihmon, në fushë, jashtë me këshillat, personalitetin, ne kemi një ekip ku u kam thënë gjithmonë që të gjithë janë të nevojshëm e asnjë i domsdoshëm se fryma është e rëndësishme dhe me durim do të presim kur të arrijë formën e ai të kontribuojë me aftësitë që ka.

Nuk ka distancë që nuk është e parikuperueshme. Ajo që kam thën që në fillim është që luhet se ka rivalë, ndërsa ne e kemi kompeticionin me veten. Nëse përmirësohemi më tej, me siguri edhe reuzltatet do të vijnë. Unë sot në fushë pashë një ekip që ka filluar të bëhet i ndërgjegjshëm për forcën që ka dhe është vlerë e madhe për një grup lojtarësh. Më kujton atë lloj ndjesi të Partizanit të titullit, që futeshin në fushë me vetëdijen që mund të kalojnë çdo vështirësi. Ne kemi ndeshje të vështira, se me Laçin është kyçe, Por duhet të vlerësojmëtë gjitha ndeshjet se pas saj është Apolonia që na mori pikë, çdo ndeshje është e betejë, çdo lojtar duhet të jetë i gatshëm për të kontribuuar”, tha Rama. /vipsport.al/