Pirlo: Dibala nuk do të operohet, unë jam mirë, por nuk luaj dot. Në Champions topi lëviz dy herë më shpejt

Juventus do të luaj ditën e nesërme në kampionat ndaj Veronës, teksa bardhezinjtë do të vazhdojnë të mos kenë në disporcion emra të rëndësishëm si Bonuçi, Kuadrado, Dibala apo Morata. Në konferencën për shtyp, trajneri Andrea Pirlo ka lajmëruar se nuk është rikuperuar asnjë prej emrave të sipërpërmendur, megjithatë tekniku e ka kaluar me shaka këtë temë duke theksuar se nëse do të ishte e mundur, atëherë në fushë do të zbriste ai vetë. Ndër të tjera, Pirlo sqaroi se Dibalën nuk e pret operacioni, por koha e rikuperimit po zgjat më shumë nga sa ishte parashikuar.

“Për nesër nuk kemi rikuperuar asnjë, për fat të mirë kthehet Rabio. Kulusevski po bën mirë dhe ka mësuar shumë. Po luan në një rol që nuk është i tiji dhe ne i kërkojmë të bëjë diçka tjetër nga karakteristikat e tij, por mund të bëj mirë. Për Moratën duhet të presim disa ditë, duhet të pushojë deri të dielën. Për Dibalën do të vlerësojmë zgjedhjen më të mirë që të kthehet sa më shpejt. Por, ai nuk rrezikon operacionin. Ka bërë një konsultë dhe tani të shohim kush mund të jetë trajtimi i duhur”.

Si po menaxhohet kjo emergjencë? “Unë jam mirë, por nuk mund të luaj. Do ta bëja me dëshirë, por nuk mundet. Do të adaptohen ata që janë, tani u bë pak kohë që ia dalim kështu. Duhet të nxjerrim më të mirën”.

Çfarë të tregoi ndeshja e parë në Champions? “Në Champions League topi ecën dy herë më shpejt se në kampionat. Bëhen ndeshje komplet ndryshe, e kemi parë por e dinim këtë gjë prej vitesh. Kur shkon në Champions League duhet të adaptohesh, ne e dimë që duhet të asaptohemi dhe punojmë shumë mbi këtë”.

Në dhomat e zhveshjes së Juventus flitet ende për titull? “Po, po, vazhdon të flitet se mbetet një objektiv i joni. Duhet të vazhdojmë dhe ta dëshirojmë, jemi Juventus dhe duhet të besojmë deri në fund”, u shpreh Pirlo. /Vipsport.al/