Përballje me Mançester Junajtid, Pioli: Kundërshtar dhe stadium që na kujtojnë momente të lavdishme

Shorti i Europa League nuk ishte me shumë fat për Milanin. Kuqezinjtë do të përballen me Mançester Junanjtid, një nga ekipet që shihet edhe si favorite finale për të ngritur lart trofeun.

Megjithatë, italianët do të luajnë shanset e tyre, ndërsa përballjet ndaj Junajtid mund të nxjerrë më të mirët nga futbollistët kuqezi, teksa edhe trajneri Stefano Pioli shpreson që ekipi të motivohet nga koha kur Milan-Mançester Junajtid kishte për vete të gjithë prozhektorët e Europës.

“Për ne do të jetë një garë stimuluese dhe motivuese, përballemi me favoritët e mëdhenj të këtij kompeticioni. Kemi një kundërshtar dhe një stadium që sjell në mendje kujtime shumë të lavdishme për historinë tonë”, u shpreh Pioli. /VipSport.al/