Para Skënderbeut, dy mungesa te skuadra e Bylisit

Bylisi luan këtë fundjavë një ndeshje delikate me ekipin e Skënderbeutm ku synimi i vetëm është marrja e 3 pikëve pas fitores në Fier. Xhoi Carkanji që është pezulluar nga Komisioni i Disiplinës dhe Stivian Janku që plotësoi numrin katër të kartonëve janë mungesat e skuadrës së Bylisit në ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut në Ballsh.

Nëse në mesfushë ka alternativa, në qendër pritet që trajneri Dovedan të bëj lëvizjet e duhura para sfidës me korçarët për ta pasur sa më kompetitive repartine mbrojtjes. Ndërkohë që skuadra mallakastriote ka dal dje në stërvitje dhe e gjitha ka nisur që të mendojë për ndeshjen me korçarët.

Bylisi do të kërkojë fitoren e dytë radhazi e për më tepër që luan me një rival direkt në betejën e mbijetesës.

E.S./Vipsport.al/