Para klasikes me Tiranën, te Vllaznia rinovojnë me dy titullarë të rëndësishëm

Vllaznia ka “blindur” dy nga lojtarët kryesorë të saj në prag të ndeshjes me Tiranën që zhvillohet nesër. Kështu, kapiteni Erdenis Gurishta dhe Arsid Kruja kanë rinovuar ditën e sotme kontratat e tyre edhe për dy sezone të tjera.

Që të dy lojtarët konsiderohen si pjesë e rëndësishme e skuadrës e për këtë arsye, sponsori Xhaferri së bashku me klubin kanë vendosur që të rinovojnë edhe për dy vite të tjera në mënyrë që lojtarët të mos largohen falas në fund të sezonit.

Vllaznia do të luajë ditën e nesërme ndaj Tiranës në “Loro Boriçi” dhe këto rinovimi vijnë një para kësaj ndeshje. Për Gurishtën ka psur disa oferta dhe ai ka pohuar së dëshiron që të largohet si kampion nga Vllaznia, ndaj edhe klubi duke qenë se e ka promovuar mbrojtësin e linjës së djathtë kërkon që edhe të përfitojë prej shitjes së tij…

E.S./Vipsport.al/