Operohet kapiteni i Liverpul, shumë e largët koha e rikthimit në fushë

Liverpul nuk ka pasur aspak fat me dëmtimet në këtë sezon. Të kuqtë kanë një listë të gjatë me emra të rëndësishëm në bokse, teksa së fundmi Van Dajk, Diego Xhota, Zhoel Matip etj… iu është shtuar edhe Xhordan Henderson. Kapiteni u dëmtua në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Evertonit, ndërsa së fundmi ka kryer edhe ndërhyrjen kirurgjikale.

Klubi nuk ka bërë të ditur ende kohën e saktë të rikuperimit, megjithatë koha për të qenë sërish i gatshëm për Henderson parashikohet nga tetë në dhjetë javë.

Kështu, Henderson humbet pjesën më deçizive të kampionatit, ndërsa do të shpresojë që kur të rikthehet në fushë, ekipi të jetë brenda objektivave për të kontribuar sërish. Ndërkaq, për fat të mirë, Henderson nuk rrezikon pjesëmarrjen në Europian dhe do të jetë gati për Anglinë. /VipSport.al/