

Berat Gjimshiti po bëhet gjithnjë e më shumë një protagonist i futbollit Italian dhe nuk është aspak çudi që në muajt e fundit, emri i tij ka filluar të lakohet edhe në radhët e skuadrave më prestigjioze në kontinent. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është kthyer në të paprekshëm në radhët e Atalantës, duke qenë një ndër futbollistët më të qëndrueshëm të mrekullisë së drejtuar nga Gasperini.
Edhe gazeta italiane “Tuttosport”, ka nxjerrë në pah vlerat e lojtarit shqiptar në një artikull që i kushtohej faktit se hapi i madh i Atalantës nuk kishte qenë në sulm, por në sigurinë që kishte fituar në prapavijë, duke u ndalur pikërisht te paraqitja e mbrojtësit kuqezi.
“Prej muajsh Gjimshiti tashmë përfaqëson një siguri graniti për prapavijën, futbollisti i datëlindjes 1993, i lindur në Zyrih, por me kombësi shqiptare, është edhe një i paprekshëm i përfaqësueses të drejtuar nga Reja dhe së fundmi është e vështirë që ta kuptosh pozicionin e tij nga ana taktike. Sipas nevojës, Gjimshiti mund të luajë në qendër, djathtas apo majtas në prapavijë dhe paraqitjet janë praktikisht gjithmonë të nivelit të lartë. I rreptë në mbulimin një për një dhe gjithmonë mjaft i pastër në ndërhyrje, nuk është e rrallë ta gjesh edhe në mbështetje të aksioneve sulmuese dhe shpesh mbërrin te pasimi i fundit apo gjuajtja”, shkruante e përditshmja italiane për futbollistin kuqezi.
Disa vlerësime këto mjaft të rëndësishme për një lojtar i cili ka arritur në kulmin e formës së tij dhe përtej mrekullive me Atalantën, parashikohet që shumë shpejt të bëjë një tjetër hap të madh në karrierën e tij për t’iu bashkuar një skuadre më të njohur pasi janë të shumtë ata që ndjekin me interes situatën e tij. /vipsport.al/
more recommended stories
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Nota e mbrojtësit/ Atalanta nuk ia doli ndaj Realit, por Gjimshiti tregoi sërish kualitetet
Atalanta, disi edhe e pafat në.
Berati duhet hiki nga Atalanta mjaft me nje ckub te vogel kurre sdo ta fitosh liguen e campionave ;;; dhe rroga dueht te trifishohet me talentin qe keni ju ;;Menageri juaj duhet te levizi mos te fleje gjume ;;;merci