

Atalanta, disi edhe e pafat në mbrëmjen e djeshme të Ligës së Kampionëve teksa mbeti me 10 lojtarë nga minuta e 17, nuk ia doli t’i rezistonte Real Madrid. Në fakt, Berat Gjimshiti me shokë, e bënë këtë deri në minutën e 86, por më pas një goditje e Ferland Mendi përcaktoi fatet e takimit dhe ndoshta të kualifikimit pasi është një gol që në fushë kundërshtare vlen dyfish.
Ndërkaq, pas ndeshjes, Eurosport ka publikuar edhe notat e futbollistëve, e në repartin e mbrojtjes është treguar sërish një lider i vërtetë, Berat Gjimshiti. Eurosport e ka vlerësuar mbrojtësin e kombëtares me notën 6.5, ndërsa thekson se ai nuk gabon asgjë.
Gjimshiti, 6.5- “Nuk gabon asgjë, diagonale dhe ndërhyrje manuali”, ishin fjalët e zgjedhura nga Eurosport për të përshkruar ndeshjen e Gjimshitit. /VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Eze: Nëse më thërret Shqipëria do luaja me shumë kënaqësi. Dua një kampionat më të fortë
Patrik Eze do të luajë më.
VIDEO / Supergol për Frederik Veselin, kthen ekipin në betejën direkte për Serinë A
Frederik Veseli është bërë protagonist në.
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Leave a Comment