

Humbja ndaj Partizanit ndoshta nuk ka qenë lajmi më i keq që ka marrë Kukësi këto ditë, pasi verilindorët, për momentin janë të shqetësuar se mund të humbasin shërbimet e kapitenit të skuadrës, Agim Ibraimi.
Sulmuesi u dëmtua në ndeshjen ndaj Partizanit dhe sot ka munguar në stërvitje, duke shqetësuar jo pak stafin e ekipit, pasi dëmtimi i tij në gju mund të rezultojë më i rëndë se sa mendohej dhe ta bëjë atë të humbasë të paktën ndeshjen e kësaj jave, që luan kundër Teutës.
Ndeshja në fjalë është ajo ndaj një rivali direkt për kualifikimin në zonën e Europës, ndaj për skuadrën verilindore, do të jetë një problem i madh në fazën sulmuese, duke detyruar trajnerin Josa që të ndryshojë përsëri planet e tij për ekipin që duhet të hedhë në fushë. Për më tepër, me mungesën e ibraimit, Kukësi humbet edhe një nga golashënuesit e skuadrës, pasi kapiteni ka realizuar deir tani 10 gola nga 27 që ka regjistruar në total skuadra në këtë kampionat. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Eze: Nëse më thërret Shqipëria do luaja me shumë kënaqësi. Dua një kampionat më të fortë
Patrik Eze do të luajë më.
VIDEO / Supergol për Frederik Veselin, kthen ekipin në betejën direkte për Serinë A
Frederik Veseli është bërë protagonist në.
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Leave a Comment