Nikaj: Burreli i konsoliduar në çdo aspekt, grupi ka shumë rivalitet

Samuel Nikaj është duke e drejtuar me mjaft sukses skuadrën e Burrelit, që në merkato ka qenë mjaft aktive, e madje duke afruar edhe lojtarë që kanë qenë titullarë për Superioren. Nikaj në një prononcim që ka dhënë për “Rtshsport”, ka pohuar: “Kemi bërë një punë të mirë dhe shpresoj që të jemi edhe më të mirë në pjesën e dytë të këtij sezoni”.

“Gara është e gjatë, ne besojmë edhe për vendin e parë, ndonëse ka konkurrencë dhe rivalitet. Por, duhet që të vijojmë me këtë ritëm dhe të marim me radhë ndeshjet një pas një, pasi ka ende shumë pikë në lojë”.

“Rivaliteti nuk na tremb, ne kemi cilësi dhe kualitete dhe nuk na mungon asgjë, e për më tepër që edhe nga ana financiare jemi shumë të konsoliduar siç dihet. Kështu që ne t’i marim ndeshjet me radhë dhe të mendojmë për të marrë sa më shumë pikë”, – ka pohuar trajneri Samuel Nikaj në “Rtshsport”.

E.S./Vipsport.al/