Nexhipi: Jemi klub që çdo vit futemi për trofe, Teuta ekip shumë cilësor

Drejtori i Kukësit, Nderim Nexhipi ka komentuar shortin për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, i cili vendosi verilindorët përballë Teutës. Nexhipi thekson se Teuta është një ekip shumë cilësor dhe ndoshta do të ishte më mirë të ishte shmangur në këtë moment. Ndër të tjera, Nexhipi shprehet se Kukësi është një klub që në çdo vit futet për të fituar trofe.

Është short interesant, Teuta është ekip shumë cilësor dhe do të jetë përballje e vështirë. Është vetëm një ndeshje direkte dhe ai që do japë maksimumin atë ditë, kalon edhe turin.

E dimë se jemi larg kreut të tabelës dhe do synojmë që në këto ndeshje të bëjmë sa më mirë, sepse kashumë ndeshje dhe do luftojmë të bëjmë sa më mirë dhe të afrohemi sa më shumë.

Kupa rruga e vetme për Europën? Jemi larg, por ka edhe shumë nga fundi, kemi ndeshje direkte me rivalët dhe mund të bëjmë mirë nëse japim maksimumin nga këto ndeshje.

Kemi pasur shumë oshilacione dhe kjo na ka sjellë në situatën ku ndodhemi. Kemi një grup me lojtarë shumë cilësorë dhe shpresojmë që do të dalim nga kjo situatë.

Kupa shpëtim i sezonit? Të mos e themi kështu, por ne jemi klub që futemi çdo vit për trofe, jemi larg vendit të parë, por do bëjmë maksimumin ta mbyllim me trofe këtë sezon.

Para shortit nuk kishim preferenca, por do të ishte më mirë që në këtë fazë të përballeshim me një ekip më të dobët, edhe pse janë ndeshje me një takim dhe mund të ndodhin befasi”, u shpreh Nexhipi. /VipSport.al/