Nesër Bylis-Skënderbeu, ja situata te ballshiotët

Në Ballsh tashmë e gjithë vëmendja është përqendruar te ndeshja me Skënderbeun e cila luhet nesër në “Adush Muça”, ora 13:00. Drejtuesit janë duke i qendruar pranë skuadrës, ndërsa nga ana e stafit dhe lojtarëve ka një angazhim maksimal, aq më tepër qe luhet ndaj një rivali direkt në betejën e mbijetesës.

Dy vitet e fundit që Bylisi është në Superiore ka dominuar, pasi në sezonin 2019-2020 ballshiotët kanë marë 7 pikë, fitore në fazën e parë në Korçë 0-3, humbje në Ballsh 2-3, barazim 1-1 në Korçë si dhe fitore 1-0 në Ballsh.

Ndërkohë që në dy ndeshje që janë zhvilluar këtë sezon, ballshiotët jane mundur 0-2 ne Ballsh dhe 4-3 në Korçë.

Ballshiotët e kanë “e treta e vërteta” ne këtë sfidë ndaj edhe do të synojnë që ta fitojnë në mënyrë që të largohen sa më shpejt nga zona e rrezikut. Me vetëm dy mungesa dhe aktualisht me Prekën e grumbulluar nga Kombëtarja U-19 por që do të jetë në ndeshjen e radhës, situata në Ballsh duket optimiste dhe të gjithë presin  një tjetër fitore.

E.S./Vipsport.al/