

David Alaba do të jetë padyshim një nag emrat më të lakuar të merkatos së verës. Futbollisti austriak ka vendosur të largohet përfundimisht nga Bajern Mynih, ku u bë një emër i njohur i futbollit botëror, për të ndjekur karrierën në një kampionat tjetër, me dy klube që duken në avantazh për të siguruar shërbimet eiitj, PSG dhe Real Madrid.
Por nëse të gjithë mendojnë se afrimi i Alaba bëhet për të përforcuar mbrojtjen, ai në fakt do të përforcojë mesfushën e këtyre skuadrave. Lojtari nuk dëshiron të luajë më në prapavijë dhe këte e ka bërë të qartë prej kohësh, ndonëse te Bajerni ka qenë shpesh i tërhequr. Sipas “Le Parisien”, Alaba është aq kërkues në këtë pikë, sa ka pranuar se do të negociojë me klubet vetëm nëse ka garancinë se do ta vendosin që të luajë si mesfushor qendre.
Për momentin, kjo kërkesë ka frenuar PSG-në, e cila kërkon një përforcim të rëndësishëm për prapavijën, ndërsa për mesfushën kishte piketuar Xheorxhino Vijnaldum të Liverpulit. Ndërkohë, Reali duket i gatshëm t’ia ofrojë këtë garanci lojtarit austriak. /vipsport.al/
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
Kartoni i kuq për Ibrahimoviç, Pioli zbulon dialogun: Më tregoi çfarë i tha gjyqtarit
Një nga episodet më të veçanta.
Kuman: Nëse je me Barcelonën duhet të jesh i inatosur, vetëm në Spanjë nuk ka VAR
Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, ka.
VIDEO / Gola të shkëlqyer, shtylla, penallti e mohuar dhe i kuq. Reali fiton “El Clasico” mes polemikave
Spektakël dhe polemika që do të.
Leave a Comment