

Kastrioti u ndal në një barazim 0-0 ndaj Apolonisë në Kamëz. Krutanët kanë tre ndeshje që nuk marrin fitore, ndërsa pas sfidës për Supersport, trajneri Ramadan Ndreu u shpreh se skuadra ndaj atyre që janë më poshtë në renditje niset me mentalitetin e gabuar. Ndreu theksohet se janë ekip i vogël dhe nuk mund të bëjnë diferencime.
“Krijuam shumë volum si në pjeën e parë edhe në të dytën. Ajo që na mungoi sot ishte konkretizimi para portës, duhet ta kuptojmë që në këto ndeshje me kundërshtarë pak më të lehtë, do qetësi që t’i mundësh. Kjo na mungoi sot, gjatë javës kemi punuar që duhet të jemi të kujdesshëm, të qetë, të luftojmë fort. Edhe pse pikët na duheshin, sot na mori pak paniku dhe nuk ishim të qartë.
Jemi një skuadër që në mendim jemi të gabuar, mendojmë se kush është poshtë në klasifkim do ta mundim patjetër. Nuk është ashtu, duhet gjatë gjithë ndeshjes të vlerësosh ekipin, Apolonia më pëlqen, ka diçka ndryshe nga të tjerat se luan pa presion. Sot ishim pak më lart se ato dhe me pak kujdes mund ta fitonim ndeshjen.
Nëse do të thosha që para tre javësh për 3 ndeshje do të merrja 7 pikë, ne morëm 1. Kemi forcën për të marrë veten, se i kemi lojtarët, janë disa që mugojnë që na rrisin në cilësi sidomos në mesfushë, për manovrën në të dy fazat.
Ata na mungojnë e ndaj na mungon mesfusha, por kam besim absolut që skuadra, me përjashtim të ndeshjes së sotme, ku e humbëm për qetësi, skuadrat janë të gjithë njëlloj dhe duhet ta përmirëosjmë, se jemi akoma të vegjël dhe nuk kemi mundësinë të diferencojmë skuadrat. Në futboll merr edhe humbje, unë di të mbledh pikët dhe bëj bilanc, me një pikë rrit diferencën me të tjerët”, u shpreh Ndreu. /VipSport.al/
more recommended stories
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.
Martini: Fitore që na shton besimin për titullin, kam 20 lojtarë dhe luftojmë në dy frontet
Edi Martini është shfaqur entuziast pas.
Leave a Comment