Ndreu: Apolonia vlerësim maksimal, këto fitore na largojnë edhe më shumë nga zona e rrezikut

Ramazan Ndreu ka folur para ndeshjes me skuadrën e Apolonisë, takim që do të luhet në Kamzë. Në një prononcim para sfidës me fierakët, trajneri Ramazan Ndreu ka pohuar për mediat se: “Në dy ndeshjet që kemi luajtur me Apoloninë, nuk kemi marrë pikët që ne synojnmw, kemi merituar më tepër se kundërshtari për atë që kemi dhënë në fushën e lojës. Por, kjo ndeshje është ndryshe dhe ne e kemi vlerësuar shumë”, – tha trajneri i skuadrës krutane, Ramazan Ndreu.

“Kjo ndeshje për ne është njësoj si skuadrat me pretendime dhe kryesueset e elitës. Duhet përqendrim dhe vlerësim dhe ne duhet që të marim 3 pikët, për të parë pastaj për më lartë në renditje”.

“Takime me ekipe si Apolonia apo dhe Skënderbeu duan vëmendje shumë të madhe, pasi janë ekip që kanë si finale dhe nuk kanë se çfarë të humbasin”, – tha Ndreu ndër të tjera në prononcimin para ndeshjes.

E.S./Vipsport.al/