

Edison Ndreca e tentoi tri herë golin në ndeshjen me Skënderbeun në Ballsh, ndërsa mbetet një pikë e fortë në skuadrën mallakastriote. Ndreca në një prononcim që ka dhënë pas ndeshjes me korçarët, ka pohuar në “Sportmagazine” në “Orasport” se: “Fitorja ishte e merituar sepse kishim punuar shumë gjatë javës, me një kundërshtar rival për mbijetesën. Por, me dy fitore me rivalët direkt është hap i mirë për ne. Tashmë të mbajmë këtë ritëm. Është kalendar i ngjeshur, por ne kemi një ekip të mirë që meriton shumë më shumë se kaq”.
“Të them të drejtën futbolli i till është, nuk kemi marrë ato që kemi pritur dhe merituar. Unë kam qejf gjithë krahun, nuk e kam problem të luaj, kam një veti që dua të godas portën. Kjo më jep përparësi kur luaj mesfushor i majtë. Jam edhe për dy muaj në kontratë, në fund të sezonit do të shohim. Kam dëshirë që të luaj jashtë, nëse do mundësohet kjo gjë, kush është ai që e refuzon, prandaj luajmë që të provojmë një ditë të luaj jashtë.”
“Bylisi funksionon si një “trampolinë”, për të afirmuar dhe t’i shesi lojtarët e talentuar të huaj dhe shqiptarë. Në ekipin tonë ka 4-5 lojtarë, që jo vetëm në Superiore, por edhe jashtë mund të luajnë. Unë dua që të vesh fanelën e Kombëtares, është ëndrra ime më e madhe”, – tha Edison Ndreca, një nga titullarët e rëndësishëm të Bylisit.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.
Martini: Fitore që na shton besimin për titullin, kam 20 lojtarë dhe luftojmë në dy frontet
Edi Martini është shfaqur entuziast pas.
Leave a Comment