

Përfundoi edhe sfida mes Partizanin B dhe Burrelit e luajtur në Pezë Helmës, aty ku matjanët fituan me rezultatin 1-3. Natyrisht që supermacia ishte e dukshme te skuadra e Burrelit, por ajo që duhet theksuar ka të bëj me faktin se gjyqtari Elidon Hala, mjaft problematik sa herë që gjykon ka lënë skuadrën e Partizanit B me dhjetë lojtarë, pasi Osmanllari është ndëshkuar me dy të verdha…
Por, deri këtu OK, në një dalje të gabuar të portierit të Burrelit Miraka, që bën faull, e madje jashtë zone, gjyqtari i fal kartonin e kuq gardianit të skuadrës matjane, duke u treguar i njëanshëm, ashtu sikurse duhet theksuar se Burreli falë kualiteteve të shumtë në gjirin e vet, ka fituar me meritë, madje rezultati mund edhe të kishet qenë më i thellë për skuadrën matjane.
Golat jaanë shënuar të katër nga matjanët, madje, Stana, Danaj e Raboshta janë autorët e golave të fitores, por edhe Fabio Hasa ka realizuar në portën e vetë pa dashje. Me rezultatin 1-3 është mbyllur ndeshja, ndërsa matjanët marin kreun dhe kanë 25 pikë, ndërsa 23 pikë kanë dinamovitët.
/Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.
Leave a Comment