

Forma jo e mirë e Totenhem në ndeshjet e fundit të kampionatit, ka bërë që ekipi të zbresë në vendin e nëntë, plot shtatë pikë larg vendeve për të arritur kualifikimin në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm. Kjo situatë duket se ka lëkundur pozicionet edhe trajnerit Hoze Murinjo, i cili dukej se kishte baza të forta te londinezët.
Mirëpo, rezultatet ndëshkojnë luzitanin dhe në klub po mendojnë të jenë të përgatitur nëse ekipi nuk ndryshon “fytyrë”. Kështu, drejtuesit kanë në tavolinë një listë të gjatë me emra, por i preferuari i presidentit Daniel Levi, është Julian Nagelsman.
Gjermani aktualisht është në drejtimin e Lajpcig, megjithatë e ka pranuar se në të ardhmen një aventurë në Premier League është një ide që e josh. /VipSport.al/
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
De Rosi tregon situatën me COVID-19: Mjekët thanë se po të mos vija…
Daniele De Rosi, ish-futbollisti i Romës.
VIDEO / Milanin e lë në baltë Ibrahimoviç, por në fund merr tre pikët
Milani ka marrë tre pikë shumë.
VIDEO / Lidsi i Bielsës mund me 10 lojtarë Sitin. Liverpuli më në fund fiton në shtëpi
Lidsi i Marcelo Bielsës ka bërë.
Leave a Comment