Mungesa dhe titullarë në dyshim, Laçi bëhet gati për Partizanin

Trajneri Shpëtim Duro i ka të sigurta dy mungesa për ndeshjen me Partizanin. Emiljano Musta është i pezulluar nga kartonët, ndërsa Kirjan Nuabueze i bie të shlyejë ndeshjen e dytë nga 10 që është dënuar nga Disiplina për sherrin që bëri në Ballsh.

Në dyshim edhe Mentor Mazrekaj që pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Kastriotit…por edhe mund të jetë, ndërkohë që Deliu e ka kaluar shqetësimin.

Laçi synon që të tregojë veten ndaj të kuqve, në një sfidë që vlen shumë për vazhdimësinë e skuadrës së Shpëtim Duros në “Elbasan Arena”, në një duel mjaft interesant për dy ekipe që luftojnë për titullin kampion këtë sezon në Superiore.

E.S./Vipsport.al/