Muçi prezantohet në Poloni, pritet që të debutojë në fundjavë

Ernest Muçi është lojari më i ri i Legias së Varshavës. Ekipi polak ka prezantuar futbollistin e talentuar, që do e kenë në dispozicion sulmuesin që në ndeshjen e radhës në kampionat dhe presin shumë prej tij.

19 herë kampionët e Polonisë arritën marrëveshje me bardheblutë pak ditë më parë, duke kënaqur edhe pritshmëritë ekonomike të Tiranës. 19-vjeçari largohet nga Tirana pas katër vitesh, teksa ka qënë pika kyçe e ekipit. Ai ka ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave, me golat që shpeshherë kanë qënë vendimtar.

Ernest Muçi është gati për një përvojë të re, tanimë larg Shqipërisë. Debutimi mund të vijë në fundjavë në takimin e kampionatit, ku Legia e Varshavës do masë forcat me Gornik, me 27 shkurt…

E.S./Vipsport.al/