Muçi: Kujtimi më i bukur fitorja 5-1 në derbi, Tare lojtari më i mirë nga Shqipëria

Ernest Muçi ka nisur tashmë aventurën me Legian e Varshavës, ndërsa menjëherë ka nisur t’i bëjë për vete trajnerin dhe tifozët polakë, të cilët kanë pritshmëri të mëdha për talentin shqiptar. Së fundmi, 19-vjeçari ka qenë në një komunikim të drejtpërdrejtë me fansat të cilët e kanë pyetur mbi shumë tema. Kështu, Muçi ka zbuluar se kujtimi i tij më i bukur deri tani është fitorja në derbi ndaj Partizanit me rezultatin 5-1, ndërsa shton se me shumë punë dhe me pak fat, atëherë edhe mund të bëhet si Levandovski.

“Ushqimi im më i preferuar nga Shqipëria është byreku, mami e bënte shumë të mirë. Në fakt çdo mama dhe gjyshe e bëjnë këtë ushqim në Shqipëri”.

Stadiumi? “Më ka lënë përshtypje shumë të mirë. Sapo erdha dhe e pashë këtu thashë: “Uau”. Fusha stërvitore është një nga më të mirat në Europë”.

Tifozët e Legias? “I kam parë në Youtube, ata janë të çmendur. Për mua një nga tifozeritë më të mira në botë. Ndërsa tifozët në Shqipëri nuk janë shumë, një dy janë si grupime. “Tirona Fanatics” janë më të mirët atje, por jo aq të shumtë në numër sa te Legia”.

“Për mua kujtimi më i bukur në karrierë deri tani është fitorja në shifrat 5-1 ndaj Partizanit në derbi, ku stadiumi ishte i mbushur”.

Shembulli im? “Kristiano Ronaldo është ai që po inspiron të gjithë gjeneratën e re”.

Kombëtarja A? “Duhet të luajë disa ndeshje këtu, të bëj më të mirën dhe pastaj ta pres këtë ftesë. Shqipëria ka një gjeneratë shumë të mirë të lojtarëve, luftojmë shumë dhe Polonia do e ketë të vështirë me ne. Lojtari më i mirë që ka qenë nga Shqipëria sipas meje është Igli Tare”.

“A mund të bëhem si Leëandoëski? Pak e vështirë, por nëse punon shumë ke dhe fatin në anën tënde, ku i dihet”. /VipSport.al/