

Partizani mori një fitore shumë domethënëse në ndeshjen ndaj Kukësit ditën e djeshme me të kuqtë që vazhdojnë garën për titullin kampion, e madje tashmë kanë shkurtuar diferencat me Vllazninë kryesuese. Sakaq, në studion e Rubrikës Sportive, Shkëlqim Muça theksoi se Partizani ishte më mirë taktikisht, ndërsa u shpreh se Kardozo, futbollist i kuqve, nuk është në lartësinë e skuadrës.
“Ishte një ndeshje shumë taktike, mes dy skuadrave që kanë shumë cilësi. Daja kishte menduar të sulmonte me mbrojtës dhe e vuri në vështirësi kundërshtarin. Partizani ishte më mirë taktikisht. Në pjesën e dytë lojtarët e kuq punuan shumë mirë .
Kardozo për mendimin tim është një lojtar sa për të plotësuar nurmin pasi nuk ka cilësi. Nuk është lojtar për Partizanin që të dali kampion”, u shpreh Muça. /VipSport.al/
more recommended stories
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Nota e mbrojtësit/ Atalanta nuk ia doli ndaj Realit, por Gjimshiti tregoi sërish kualitetet
Atalanta, disi edhe e pafat në.
Leave a Comment