Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Monitorohet edhe nga Reja, Muça për Ismajlgecin: Është si nuse me tela. Del i pastër nga fusha

Shkëlqim Muça nuk e sheh Marsel Ismajlgecin si një futbollist që mund të bëjë diferencën, pasi sipas tij, mbrojtësi i majtë ka shumë probleme në mënyrën e lojës. Futbollisti u ftua edhe nga përfaqësuesja shqiptare në nëntor, ndërsa trajneri Edi Reja ka deklaruar se po e ndjek me interes edhe tani.

Por vetë ish-futbollisti e trajneri i Tiranës, ka deklaruar në “Rubrika Sportive” se lojtari ka shumë probleme sa i përket agresivitetit në fushën e lojës dhe ua bën të thjeshtë kundërshtarëve që të shënojnë, si në rastin e ndeshjes me Teutën.

“Vila shënoi se afër kishte një mbrojtës nga ata që në i thonim “si nuse me tela”. Vila do të donte të luante gjithmonë me këta lojtarë se ata nuk të prekin. Janë lojtarë që i trajtojnë si me të ardhme, si është Ismajlgeci. E trajtojnë me talent, por del i pastër nga fusha, siç hyn kur luan, edhe del. Nuk e shoh shumë agresiv, ai luan vetëm kur ka topin në këmbë.

Ai duhet ta mendojë se ka lojtarë shumë të rrezikshëm përpara, as nuk e shoqëroi fare. Vila është lojtar që kur ka një mbrojtës agresiv, sulmuesi e ka të vështirë. Unë kam qenë vetë sulmues, kur kam një kundërshtar të tillë që është agresiv, mendoja të bëja gjëra ndryshe. Ndërsa një lojtar që as të prek, as të hedh në pistë, mbrojtësi duhet të të hedhë një herë në pistë… Ndaj them që është një lojtar kështu, që unë habitem për vlerësimet”, tha Muça për futbollistin e Tiranës. /vipsport.al/