Mërgjyshi: Pres kthesën ndaj Flamurtarit, skuadra të reagojë

Besa nuk ka pasur një ecuri të mirë në këto ndeshjet e para të Vitit 2021. Fillimisht barazimi me Lushnjën e më keq humbja në Pogradec…

Para ndeshjes ne skuadrën e Flamurtarit, ka folur trajneri Artan Mërgjyshi i cili ka pohuar se: “E quaj detyrim moral dhe mbi të gjitha kthim te fitoret. Ua kam bërë të qartë futbollistëve se Flamurtari nuk është më ai i fazës së parë e se fitorja në Vlorë ka muaj që ka ndodhur. Vetëm nëse hyjmë në fushë me bindjen e vlerësimin se po luajnë kundër, bie fjala Egnatias, Lushnjës e tjerave, do të sillte rezultat pozitiv”.

“Besa nuk ka më luksin të mbivlerësojë apo nënvlerësojë askënd. E kemi pësuar aty ku kishim pritshmëri më shumë. Ekipet janë ngjeshur, sa mjafton një hap fals dhe e sheh veten të zbresësh në klasifikim”, – ka theksuar para ndeshjes trajneri Artan Mërgjyshi para ndeshjes me skuadrën e Flamurtarit…

E.S./Vipsport.al/