Memelli: Gjyqtari më mirë të jepte golin se dha penallti me dorë ngjitur, Skënderbeun ta rrëzojnë me nder!

Skënderbeu humbet një mundësi për të mbijetuar nga ballshi ku u mundën nga vendasit. Pas ndeshjes, Migen Memelli në “Gol pas Goli” në “Supersport”, ka pohuar: “Nuk jam i zhgënjyer përveç nëj fakti se shopërdoruam shumë para portës në pjesën e parë. Patëm raste me Mensah, Berishën e Taipin, raste që nuk para krijohen shumë në këtë fushë. Por gjithsesi jam i kënaqur nga skuadra për mënyrën se si interpretoi ndeshjen në të dy fazat e lojës. Asnjë shans tjetër nuk kishte veçse të mundeshim në këtë lloj forme.”

“Ne do të vazhdojmë edhe pse jemi -5 nga vendi “Play-Off” dhe -12 nga Kastrioti. Përderisa matematika na mban në lojë, do të vazhdojmë garën deri në fund. Nëse të tjerët na kanë marrë përsipër të na spostojnë, nuk ka shanse që të na largojnë nga rruga.  Këta që kanë marrë përsipër që të japin penallti të tilla nga java në javë, që kërkojnë të na spostojnë nga rruga, nuk kanë asnjë shans të na spostojnë”.

“Nuk dua të largojë përgjegjësinë nga vetja, por të japësh një penallti me dorën ngjitur me trupin, nuk e shikoj në rregullore. Ku është penalltia këtu, ndryshon topi drejtimin e tij apo jo. Nëse unë do të kisha luajtur gjatë karrierës, nëse do të kishim luajtur tenis do na kishin hedhur hi syve, por kemi luajtur futboll dhe e dimë se si jepen të tilla, se do guxim për të dhënë këtë penallti në Ballsh. E kam diskutuar edhe me futbollisitn tim dhe i besoj. Nëse kanë marrë përsipër të japin penallti të tilla, nëse kanë marrë përsipër të njollosin stemën e federatës, të mbajnë përgjegjësi, nuk kam dëgjuar kurr një gjyqtar të dalë të kërkojë falje që kam dëmtuar për këtë skuadër. Më mirë të kishte lejuar golin e parë që anulloi për shtyrje, sesa kështu”.

“Nës do të biem, do të biem me nder, me nder të madh. Na jepni drejtësi, drejtësi, drejtësi, ju lutem”, – ka pohuar Migen Memelli pas ndeshjes në Ballsh ku ka pasur shumë kontestime për gjyqtarin.

/Vipsport.al/