

Prononcimi i trajnerit të Skënderbeut, Migen Memelli, pas përfundimit të sfidës me Vllazninë, ku tekniku pohoi: “Dinim forcën e Vllaznisë sot dhe e parë nga ky këndvështrim kishim vendosur një skuadër fizike në fushën e lojës se Vllaznia ka përdorim të jashtëzakonshëm të topit. Por të gjitha shkuan brenda parashikimeve. Një pjesë e parë e jashtëzakonshme, duhej të ishte jo dyfishuar, por trefishuar rezultati. Janë gjëra që i përkasin fatit në futboll. Hymë me avantazh në dhomat e zhveshjeve dhe u kërkova djemve të ruanim intensitetin dhe agresivitetin”.
“Pjesa e dytë ishte më e vakët, se ekipi ka lodhje kur kundërshtari mban topin. Provuam të forcojmë manovrën sulmuese, me zëvendësime por nuk na rezultoi, ishte fatale se sulmuesi i ri na humbi 6 herë topin. Në fund skuadrat u hapën të dyja dhe rrezikuan ta humbnin ndeshjen. Ajo që do të them është se jam krenar për këta djem se kanë bërë një ndeshje të madhe kundër një skuadre të fortë.”
“Çdo ndeshje do të jetë brenda këtyre parametrave, do të përballemi të gjithë si të barabartë. Na penalizoi dëmtimi i Marës që mban topin e i jep freski ekipit. Por të gjithë duhet të japin maksimumin dhe jam i kënaqur për këtë.”
“Rrapaj është pezulluar nga unë për dy ndeshje për çështje disiplinore dhe javën tjetër do të jetë në stërvitje i barabartë me të gjithë të tjerët.”
“Nuk jam i bindur nëse është penallti 100% apo jo, por nuk dua të analizoj vendimet e gjyqtarëve. Kjo është shumë e lehtë për t’u dhënë penallti, por nuk më takon mua ta gjykoj”, – tha Memelli pas sfidës për “SuperSport”.
/Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të gazetave sportive.
VIDEO / Legjendat e të kaluarës dhe e tashmja, Sidrit Bejleri prezanton himnin e ri të Vllaznisë
Vllaznia vazhdon të jetë në kryesimin.
Mungesë e sigurt në “ndeshjen e tij”, Strakosha përsëri nuk stërvitet
Ndeshja e kësaj jave mes Juventusit.
Rastësia e çuditshme dhe e bukur e Tiranës, dikur shok skuadre tani pjesë e stafit
Te Tirana, po të shohësh stafin,.
Leave a Comment