Martini: I zhgënjyer që nuk ruajtëm avantazhin dy herë, dua të shoh golin e dytë!

Zhgënjim te trajneri i Teutës, Edi Martini pas ndeshjes me Kukësin. Durrsakët kaluan dy herë në avantazh, por që kuksianët nuk u dorëzuan dhe barazuan. Edi Martini në “gol pas goli” në “Supersport”, pas ndeshjes me Kukësin ka pohuar: “Ajo që më mërzit më tepër është që në avanatzh dy herë u arritëm, nuk na kishte ndodhur ndonjëherë. U tërhoqëm në pjesën e dytë e Kukësi na vuri në vështirësi. Duhej të ishim më të qetë. Ishte ndeshje e rëndësishme, na duheshin tri pikët, por kështu është futbolli.”

“Fola me çunat dhe u thashë që u mbyll kapitulli e mendojmë ndeshjen e radhës. Sot e meritonim të fitonim, humbëm dy pikë, u thashë kemi ndeshjen e së mërkurës dhe duhet të jemi gati.”

“Pas kalimit në avantazh apo barazimit të tyre, rritëm presionin. Por edhe kur nuk do të tërhiqesh, është rezultati që të tërheq. Se kundërshtari sulmon me forca të shumta. Nuk është se ishin direktivat tona, është thjesht çështje kohe”.

“Aleksi është karakter i ëvshtire në lojë, e humbet durimin, na rrezikoi edhe me katonin e verdhë, ishte shumë nervoz ndaj e zëvendësuam. I folëm të ruante qetësinë, por është krejt e kundërta e personit në jetën e përditshme. Ajo grinta ndoshta e mban, por gjithsesi duhet të jetë më i matur.”

“Duhet ta shohim rastin e golit të barazimit, është pjesë e gabimit tonë. Dua ta shoh se ai që na shënoi nuk kishte as shtatlartësi, ishte bosh në mbulim, duhet ta analizojmë se ka qenë pika më e fortë e jona. Dua ta shoh me kudjes se janë gabime që në këto momente na dëmtojnë,”-tha trajneri i Teutës, Edi Martini pas ndeshjes…

/Vipsport.al/