

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 20-të në kampionatin elitar të Maqedonisë së Veriut, ku ka rënë në sy sfida mes Shkëndisë së Tetovës që kryeson si dhe Vardarit. Tetovarët kanë fituar me rezultatin e ngushtë 2-1. Murati dhe Alimi kanë shënuar për skuadrën e Shkëndisë, ndërsa Mirçevski ka realizuar golin e vetëm të skuadrës së Vardarit.
19 pikë është diferenca mes Shkëndisë që mban kreun dhe Vardarit që ndodhet në vendin e gjashtë në renditje, ndërsa ka barazuar në fushën e vet Shkupi i vendit të dytë me Akademinë Pandev.
Kujtojmë që me një fitore, Shkupi do të afrohej edhe më shumë me kreun e renditjes.
Në ndeshjen mes Belasicës dhe Strugës, këta të fundit kanë fituar në saj të golave që janë shënuar nga Nijaz Lena dhe Altinpamarkovski ish-lojtarë që kanë luajtur në Superioren tonë kanë qenë autorët e golave të fitores së skuadrës strugane.
Rezultatet e sotme
Shkëndija-Vardar 2-1
Belasica – Struga Trim&Lum 1-2
Makedonija Gp-Borec 0-0
Pelister-Renova 3-1
Shkupi-Aka.Pandev 0-0
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.
Martini: Fitore që na shton besimin për titullin, kam 20 lojtarë dhe luftojmë në dy frontet
Edi Martini është shfaqur entuziast pas.
Leave a Comment