Lukaku: Thashë shumë gjëra nga adrenalina, stërvitja është si një zonë lufte

Romelu Lukaku është njeriu i momentit te Inter, teksa në derbin e fundit ndaj Milan shënoi një gol dhe dhuroi një asist. Belgu udhëheq kështu zikaltërit në garën për titull kampion, teksa së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të tifozëve në rrjetet sociale. Sulmuesi ka sqaruar edhe fjalët që bërtiti me të madhe pas golit në derbi, ndërsa thekson se stërvitja është si një zonë lufte.

“Çelësi i të kuptuarit me Lautaro Martinez është komunikimi i vazhdueshëm. Kemi një lidhje të veçantë, por më e rëndësishmja është që punojmë për skuadrën. Pas golit me Milanin, duke e festuar, nga adrenalina kam thënë shumë gjëra”.

Momenti më i mirë te Inter? “Deri tani gjithçka ka shkuar mirë, e dua Italianë dhe më mungojnë tifozët në stadiume. Goli më i bukur që kam shënuar mbetet ai ndaj Napolit në sezonin e kaluar”.

Objektivi për finalen e sezonit? “Në këtë moment, mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Unë jam i përqëndruar vetëm te e tashmja. Stërvitjet janë si një zonë lufte. Kontes nuk i pëlqen kur ne nuk japim maksimumin”, u shpreh Lukaku. /VipSport.al/