Luhet klasikja, Brdariç ,me “artileri” të plotë në “Loro Boriçi”

Vllaznia pas barazimit në Korçë pret Tiranën, në një ndeshje delikate, por edhe në një klasike mjaft e hapur dhe që priten të tria rezultatet, por që shkodranët duan 3 pikët për të mos lëkundur pozitat për vendin e parë.

Në këtë ndeshje pritet që të jenë Herald Marku, por edhe Imami, Isaevski edhe Demir Imeri, lojtarë me “peshë” te skuadra e Vllaznisë në këtë sezon, e madje që kanë bërë nga 2-3 role në ekipin kuqeblu.

Atmosfera është optimiste dhe në skuadër janë duke menduar për sfidën me Tiranën, ndërsa klubi po bën të pamundurën për shlyerjen e borxhit në tatime qoftë edhe me këste, në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja në Kupat e Europës.

E.S./Vipsport.al/