

Andi Lila e sheh ndeshjen mes Vllaznisë dhe Tiranës si një reklamë për futbollin shqiptar që ka kthyer përsëri bardheblutë si protagonistë, por edhe ka evidentuar problemet e shkodranëve. Në “Sport News Plus” ai deklaroi se tashmë skuadra e Brdariç nuk mund të gabojë më pasi ka humbur avantazhin që i jepte qetësi.
“Ishte një ndeshje shumë e bukur, se në “Loro Boriçi” ka nivel. Më pëlqyen disa lojtarë ku kjo ndeshje është reklamë për kampionatin tonë, ishte një ndeshje Fair Play në fushën e lojës.
Dua të përmend Vllazninë, kur filloi të etiketohej si ekipi kryesor për fitoren e kampioantit, të them të drejtën e të jem i sinqertë e ndjeva problemin. Se në këtë moment duhen lojtarë me eksperiencë. Ajo ka lojtarë me nivel e me talent e që do t’i japin tonin kampionatit. Por ky ishte ngërçi i sezonit, se Vllaznia kapi kreun e diferencën e kishte luksin të gabonte dy ndeshje. Por kjo ndaj Tiranës ishte fundi e nuk mund të gabojnë më nëse kanë pretendime për titullin kampion”, tha Lila. /vipsport.al/
more recommended stories
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.
Martini: Fitore që na shton besimin për titullin, kam 20 lojtarë dhe luftojmë në dy frontet
Edi Martini është shfaqur entuziast pas.
Leave a Comment