Lika: Kjo që po kalojmë nuk është ajo që na takon, më intereson që çunat dhe Bekaj të jenë në formë

Ilion Lika këtë sezon nuk po e përjeton si protagonist në fushë, megjithatë në dhomat e zhveshjes së Tiranës, dihet rëndësia e portierit. Gardiani ka qenë ditën e sotme para mediave, teksa ka folur për ndeshjen e nesërme me Vllazninë. Lika shprehet se pozicioni aktual, është një pozicion që nuk i takon Tiranës, ndërsa shton se atij i intereson që çunat dhe Visar Bekaj të jenë në formë.

Një klasike që ndodh në momentin e duhur?

“Varet nga këndvështrimi. Janë dy ekipe që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar, kanë dhuruar spektakël. Pavaresisht problemeve që kanë si Tirana dhe Vllaznia kur janë përballur kanë kënaqur të gjithë ata që i kanë ndjekur. Megjithatë ne duhet të vazhdojmë të shohim përpara pasi jemi mbrapa me objektivat tona. Kjo që po kalojmë tani nuk eshte ajo që na takon. Për bluzën që kemi veshur duhet gjithmone të fitojmë. Kjo ndeshje do të ishte një hap cilësor për ne. Ky kampionat i tillë është me 2-3 fitore ngjitesh shumë lart”.

E prisje në këtë renditje skuadren?

“Të them të drejtën jo vetëm unë por edhe më skeptiku nuk e priste që të ishim në këtë pozicion. Por ky është futbolli. Unë si Ilion por pa lënë jashtë edhe përgjegjësinë e skuadrës, si edhe stafit, do të donim ta shihnim ekipin pa mungesa, pa probleme ashtu siç u formua në fillim”.

Shehit ia theve rekordin…

“Nuk ka rëndësi fare kjo, rëndësi ka që unë karrierën time si futbollist e kam bërë dhe jam i kënaqur. Mua më intereson që ekipi të eci, që Tirana të mos jetë në situatë të vështirë. Më intereson që çunat të luajnë sa më mirë dhe që Visari të jetë sa më formë në portë”.

Objektivi i vërtetë i Tiranës në këtë sezon?

“Jemi mbrapa me pikë është e vërtetë. Nuk mund të them që nuk pretendojmë për kampion pasi matematika flet vetë. Kupat e Europës janë aty. E rëndësishme eshte të fitojmë këtë ndeshje. Të fitojmë besimin. Djemtë duhet të rrisin moralin pasi natyrisht rezultaten i kanë ndikuar. Megjithate, kemi përpara një ndeshje të vështirë jo të paarritshme”, u shpreh Lika. /VipSport.al/