

Sot në mbrëmje do të rikthehet Liga e Kampionëve, teksa Lacio ka një detyrë të vështirë përballë kampionëve në fuqi të Bajern Mynih. Italianët e trajnerit Simone Inzagi kërkojnë të bëjnë surprizën duke qenë se luajnë në shtëpinë e tyre, megjithatë rekordmenët gjermanë edhe pse nuk janë në formën më të mirë të mundshme dhe kanë një listë të gjatë mungesash si Myler, Kosta, Toliso apo Pavard, sërish kanë si objektiv të ruajnë titullin.
Ndërkohë, ndeshja tjetër e mbrëmjes është ajo mes Atletiko Madrid dhe Ccelsit. Spanjollët e Simeones kanë pësuar disa zhgënjime në kampionat së fundmi, ndërsa nga ana tjetër Çelsi është përmirësuar në drejtimin e trajnerit Tomas Tuhel.
, gjithsesi për nga eksperienca, bardhekuqtë do ta nisin këtë përballje si favoritë, ndërsa do të kërkojnë t’i mbyllin llogaritë në fushën e tyre për të udhëtuar të qetë drejt Anglisë. /VipSport.al/
Ndeshjet:
21:00 Atletiko Madrid-Çelsi
21:00 Lacio-Bajern Mynih
more recommended stories
Liga e Europës / Napoli i jep lamtumirën turneut, Arsenali mbijeton. Surprizë norvegjeze
Napoli i ka dhënë lamtumirën Ligës.
Më i miri i të gjitha kohëve, Ibra nuk ka dyshime: “Fenomeni” ishte futbolli
Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime se.
Champions regjistron një rekord të ri, vetëm prej Juventusit mbeti 1-7
Liga e Kampioneve, për herë të.
Bursa në Kinë bllokon aksionet e Suning, te Interi tani presin të rejat nga Azia
Grupi Suning, i cili kontrollon klubin.
Leave a Comment