Liga e Kampionëve/ Atalanta e Gjimshitit sfidon galaktikët, Siti në fushë neutrale ndaj gjermanëve

Mbrëmja e sotme në Ligën e Kampionëve, parashikohet të jetë shumë impenjative për Atalantën e Berat Gjimshitit. Kjo sepse bergamaskët presin në shtëpinë e tyre, Real Madrid. Spanjollët, edhe pse këtë sezon kanë humbur disi nga shkëlqimi i tyre, sërish në Europë transformohen dhe kujtojnë se ky kompeticion është i tyre.

Gjithsesi, Atalanta do të provohë të dhurojë surprizën në shtëpi, e më pas të pretendojë për një kualifikim të mundshëm në Madrid. Sakaq, sot është edhe radha e Mançester Sitit të Pep Guardiolës. Qytetarët mbahen si skuadra më në formë e momentit falë fitoreve radhazi, ndërsa do të provojnë që këtë ecuri ta transportojnë edhe në Champions.

Përballë tyre sot do të jetë Borusia Mynçengladbah, të cilët nuk do të mund ta luajnë ndeshjen në shtëpi për shkak të rregullave anti-COVID drejt Britanisë. Ndaj, kjo sfidë sot luhet në një fushë neutrale teksa është përzgjedhur Pushkash Arena në Hungari. /VipSport.al/

Ndeshjet:

21:00 Atalanta-Real Madrid

21:00 Borusia M’Gladbah-Mançester Siti